Anëtarësimi i Serbisë i lidhun ngushtë me normalizimin e marrëdhanieve me Kosovën

Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, gjermani David MacAllister ka thanë për revistën me seli në Beograd, “CorD” se Qershori i këtij viti mund të jetë koha kur Serbia do të hapë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian, ma konkretisht kapitujt 23 dhe 24 përkitazi me sundimit e së drejtës, percjellë në shqip Republika.info

 

Parlamenti Europian së fundi ka miratu nji rezolutë për Serbinë, me propozim nga eurodeputeti McAllister, të cilën kjo revistë e vlerësoi si “pergjithësisht shumë pozitive”, rezolutë kjo e cila “qartësisht përcakton se procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE asht i lidhun ngushtë me normalizimin e marrëdhanieve me Kosovën”, gjersa “shikue në plan afatgjatë, Serbia duhet përshtat politikën e jashtme me atë të BE’s, perfshi edhe politikën e saj ndaj Rusisë”.

 

Serbia asht e angazhueme në procesin e normalizimit me Kosovën dhe në finalizimin e marrëveshjeve kyçe të datës 25 gusht, 2015.

 

Këto marrëveshje shenuen nji hap tjetër të randësishëm drejt normalizimit të marrëdhanieve mes Serbisë dh dhe Kosovës.
Të dyja palët tash duhet me vazhdue me zbatimin e plotë të gjitha marrëveshjeve t’arrituna, në mirëbesim dhe në kohën e duhun”, tha McAllister.