Anëtari ma i ri i “Nismës” tregon se kur kanë m’u formue institucionet

Koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) pret që deri më 7 Shtator, datë kjo që u përmend se ka me qenë vazhdimi i seancës konstitutive, ka m’i sigurue votat për kryetarin e Kuvendit.

Shukri Buja, anëtari ma i ri i Nismës për Kosovën, ka thanë për Ekonomia Online, se frik kanë me u formue institucionet e reja.

“Shpresoj që deri më 7 Shtator t’i kemi lëvizjet pozitive në drejtim të krijimit të institucioneve. Po flas për datën 7 Shtator, në kuptimin e asaj që mundemi me arritë me i sigurue votat, por edhe po shpresojmë që deri më 7 Shtator kemi me pasë lëvizje”, ka thanë ai.

“Shumë shpejt ditëve në vazhdim kemi me u angazhue edhe ma shumë se që jemi angazhue dhe kemi me i pasë institucionet e vendit”.

Shperndaje në: