Anëtari ma i ri PDK’s, Fiton Peja, ishte njani prej ushtarëve ma të ri të UÇK’s (dokument)

Anëtari i ri i PDK, Fiton Peja, i cili asht themelues i Kujtesës dhe rrjetit të fitnesit FiveStars, në moshën 18 vjeçare i ishte bashkue Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fiton Peja, i cili tash asht 36 vjeçar, figuron edhe në listën e veteranëve.

Emni i tij figuron në numrin rendor 95, aplikacioni 016208, si pjesë e njisive të ndryshme, vartëse të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Kliko këtu.

Përveçse ish-ushtar i UÇK, Fiton Peja asht edhe themelues, akcionar, partner menaxhues, anëtar dhe kryesues bordi në disa kompani, mbrenda dhe jashtë Kosovës.