Angela Merkel Muhammed ndër banoret ma të reja në Gjermani

Nji vajzë e sapolindun në Gjermani asht emnue, Angela Merkel Muhammed.

Prindët nga Siria, kanë thanë, se arsyeja se pse i kanë vnue këtë emën vajzës së tyne, ka qenë si shejë nderimi për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila me anë të politikave të saj, ju ka mundësue nisjen e nji jete të re në Gjermani, më 2015.

Spitali gjerman, në perëndim të qytetit Muenster, i ka thanë agjencisë së lajmeve DPA, se emni i parë i vajzës asht Angela, i mesmi, Merkel dhe mbiemri Muhammed.

Mirëpo DPA, ka raportue se kjo foshnje nuk asht e vetmja që mban këtë emën, mbasi edhe nji tjetër familje siriane që ka kërkue azil në Gjermani, e ka emnue vajzën e saj me po të njajëtin emër.