Angli-Rusi, nis ndeshja por me nëndetëse dhe fregata!

Presidenti rus, Vladimir Putin ka dergue nji nëndetëse sulmi në Kanalin Anglez pak ditë përpara se vendi i tij të përballet me Anglinë në Euro 2016.

Simbas Mirror, nëndetësja u interceptue nga nji fregatë e Flotës Mbretnore.

Fregata HMS Kent e pikasi nëndetësen mbramjen e shkueme.

Nëndetësja Stary Oskol asht e pajisun me raketa dhe silure dhe pritet me kalue sot në Kanalin Anglez, e shoqnueme nga afër nga anija anti-nëndetëse.

Nëndetësja nuk ka shumë kohë që ka dalë në shërbim.

Ajo mendohet se ka mbrenda tetë raketa Grimlin për mbrojtje ajrore, gjashtë tuba siluresh me 18 silure dhe 24 mina dhe nji seri me raketa anti-anije.

Ende nuk dihet destinacioni i nëndetëses, por mendohet se Putin po e teston perseri Perëndimin dhe aftësitë mbrojtëse të NATO’s.

 

2-nendetese

 

4-nendeteset

 

5-nendeteset

 

6-nendeteset