Anglia vjen me nji lajm të mirë për emigrantët

Emigrantët nga Bashkimi Europian kanë me pasë lehtësina për me marrë vizë nga Britania e Madhe.

Atyre mundet me ju dhanë vizë dy-vjeçare për me jetue dhe punue në Mbretninë e Bashkueme.

Simbas gazetës së njoftun britanike “The Telegraph”, Komiteti Këshillimor për Migracionin ka publikue nji raport.

Simbas raportit, Britania e Madhe pritet me veprue si Zelanda e Re, Australia dhe Kanada për me ju dhanë nji status ma të veçantë emigrantëve midis moshës 18 dhe 30.