Anketa: A janë serbët për ndërpremjen e bisedimeve me Kosovën mbas Ligjit për Trepçën?

Simbas nji ankete të kryeme nga agjencia hulumtuese me seli në Beograd, “Faktor plus”, 62 për qind e qytetarëve serbë janë përgjigjë se, mbas miratimit të ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës, Serbia duhet m’i ndërpre bisedimet për normalizimin e marrëdhanieve më Kosovën, në Bruksel, ndërkaq 31 për qind mendojnë se bisedimet nuk kanë alternativë.

Tridhetë e dy për qind e atyne që mbështesin ndërpremjen e bisedimeve konsiderojnë se bisedimet duhet lanë deri sa të ofrohen zgjidhje që janë në përputhje edhe me interesat serbe, ndërsa 30 për qind mendojnë se nuk asht dasht të zhvillohen bisedimet hiq, sepse, simbasas tyne, Bashkimi Europian asht në anën e shqiptarëve.

Shtatë përqind e të të anketuemve nuk kanë qëndrim për çashtjen në fjalë. Anketa asht krye përmes telefonit nga 6 deri me 11 Tetor, me nji mostër prej 1000 qytetarëve të moshës së rritun.