Anketimet, Clinton rifiton epërsinë mbas debatit të parë me Trump

Të gjitha anketimet kanë pranue në kor se Hillary Clinton ka fitue shumë nga debati i parë televiziv kundër Donald Trump.

Anketimi ma i fundit, nga Fox News që asht tradicionalisht kritik ndaj kandidates demokrate e pranon se ajo udhëheq me 3% në rang kombëtar ndaj rivalit të saj.

Po askund nuk bje ma në pah suksesi i ish-Sekretares së Shtetit sesa në Michigan, ku anketimet e para mbas debatit tregojnë se Hillary Clinton asht 7% përpara republikanit Trump.

“The Detroit News” dhe WDIV-TV treguen se Hillary Clinton udhëheq me 7% edhe nëse llogarit dy kandidatët e tjerë.

Ajo mbështetet nga 42% e votuesve, Trump nga 35%, Gary Johnson me 9% dhe Jill Stein me 3%.

Michigan ka rëndësi të madhe sepse asht nji nga shtetet e godituna prej tregëtisë së lirë kundër të cilës flet shumë Donald Trump.

Në bazë të këtyne sondazheve nuk asht habi nëse ky shtet ku jetojnë edhe shumë shqiptarë, të mbetet i kaltër.

Megjithatë 9% e kandidatëve mbeten ende të pavendosun në këtë shtet, ma shumë se nji muaj nga zgjedhjet.

Ndërkohë, nji anketim nga “Mason-Dixon” në Florida përfundoi se Clinton po e mund Trump 46% me 42%, nji rezultat përtej kufinit të gabimit (3.5%).

Libertariani Johnson ka 7% mbështetje dhe Stein e Partisë së Gjelbër vetëm 1%.

4% nuk e kanë vendos ende.

Në New Hampshire, ku Trump ka premtue nji fitore suprizë, Clinton udhëheq me 7% mbas debatit.

Anketimi nga radioja WBUR i zbuluem sot na jep Clinton me 42%, Trump me 35% dhe Johnson me 13%.

Në Nevada, Clinton udhëheq gjithashtu me 6%.

Nuk ka ma dyshim se debati i parë ka qenë shumë i frytshëm për Hillary Clinton dhe i damshëm për Donald Trump.

Ajo që mbetet për me u pa asht nese epërsia e krijueme do të jetë afatgjate, të paktën deri në debatin e dytë, shkruen illyriapress.com

 

hillary-c-trump-polls-640x360