Ankohen asamblistët e Prishtinës: Po paguhemi e s’po bajmë asgja!

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës, po ankohen se po paguhen pa ba asgja.

Kështu tha në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës, asamblisti nga radhët e LDK’s, Shefki Gashi, i cili u ankue se po merr pare “haram”, mbasi që nuk po banë asgja për qytetarët, të cilët e kanë votue.

Reagimi i tij erdhi në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku tha se nuk po i jepet fjala për me diskutue për çashtje të caktueme.

Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e mbajtun ka miratue edhe propozim-vendimin për lanien në diskutim publik, të rregullores për menaxhimin e mbeturinave.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se pagesa e mbeturinave, duhet me u kushtëzue me disa shërbime në komunë, mbasi që kjo simbas tij, ka dhanë rezultate në disa komuna ku kjo masë u testue dhe ka pase rezultate.

Po ashtu, u kërkue që tarifat e mbeturinave të me u caktue ne bazë të metrit katror apo numrit të banorëve, mbasi që nuk munden me pague njajtë banorët, pamvarësisht numrit të anëtarëve të familjes.

Pati ankesa edhe për kompanitë të cilat reklamojne përmes fletushkave, tue krijue mbeturina të panevojshme. Ylli Hoxha, asamblist nga VV, tha se duhen me u marr masa ligjore ndaj këtyne kompanive, të cilat po krijojnë mbeturina.

Ndryshe, Kuvendi komunal i Prishtinës, aprovoi transferin prej 50 mijë euro për projektin e KFW’s, për efiçiencën e energjisë.