Ankohen se s’kane pare, Komplekset Memoriale 2 milionë euro për 11 punëtorë, 2 herë ma shumë se Avokati i Popullit

Në seancën e kalueme, me shumë kritika e debate, Kuvendi miratoi Raportin vjetor të punës së Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, e cila u tha se nga 11 veta staf, 7 i ka shefa e vetëm 4 punëtorë.

Por udhëheqësi i këtij agjencioni, Idriz Blakaj thotë se shumica e vërejtjeve të deputetëve u banë pa fakte, sepse problemi duhet të adresohet te mungesa e fondit dhe stafit, edhe pse vitin e kaluem kishte mbi 2 milionë euro buxhet.

Por për përfaqësuesin e organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari, mungesa e fondeve nuk e arsyeton gjendjen e mjerueshme të varrezave të dëshmorëve.

MIrëpo krejt ndryshe nga ky agjencion, Institucioni i Avokatit të Popullit, i cili numëron 60 të punësuem, vitin e kaluem kishte diçka ma shuë se 900 mijë euro buxhet, thanë ndryshe, ma pak se gjysën e buxhetit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

E vetë Avokati i Popullit, Hilmi Jashari e quen të padrejtë diferencën e madhe në buxhet mes tij dhe Agjencionit të masipërm.

E derisa Qeveria dhe Kuvendi po financojnë me prioritet jo Avokatin e Popullit që mbron të drejtat e gati 2 milionë qytetarëve të gjallë përballë qeverisë dhe institucioneve tjera që i shkelin këto të drejta, por Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, e cila i shpenzon mbi 2 milionë euro në vit për çimento e pllaka mermeri për të vdekunit, profesor Mazllum Baraliu nuk pajtohet me këtë.

Simbas tij, pamvarësia e Avokatit të Popullit asht pengesë për Qeverinë.

Ndërkaq, ndryshe nga viti i kaluem, Avokatit të Popullit për këtë vit i janë nda 1 milionë euro, derisa deputetët kërkuen në Kuvend që këtij institucioni me iu lanë dorë e lirë në hartimin e projektbuxhetit të vet.