Ankthi i komentuesit të CNN, mbas fitores së Trump

Van Jones, komentues i CNN dhe nji ish punonjës i administratës Obama e ka shfaqë hapun ankthin e tij për fitoren e Donald Trump. “Tetë vjet me Obamën dhe tash ky fakt”, thotë Jones.

“Njerëzit kanë folë për nji mrekulli, unë flas për nji ankth. Ka njerëz që sot vendosin në gjumë fëmitë e tyne dhe tuten për mëngjesin. Por, qysh me jau thanë fëmive të mi? Kam shumë miq që sot thonë a duhet me lanë vendin? Ka shumë emigrantë që janë tmerrue sot”, thotë gati i përlotun Van Jones.