Anonymous i shpallin luftë totale Donald Trump

Donald Trump asht persëri në shënjestër të grupit të hakerëve Anonymous.

Grupi ka publikue nji video, nepërmjet së cilës i ka shpall “luftë totale” kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkueme.

Hakerët synojnë të rrxojnë jo vetëm ueb-sajtet e shumta të miliarderit, por edhe të ndërpresin kandidaturën e tij për president të Shteteve të Bashkueme, tue zbulu dhe ekspozu informata të turpshme.