‘ANSA’ shkruen për kerkesën e Thaçit me i ndriçue krimet në Kosovë!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kerkue nga institucionet vendore të drejtësisë me ndriçue krimet e kryeme gjatë dhe mbas luftës në Kosovë, raporton agjencia italiane e lajmeve “ANSA”.

Kjo agjenci shkruen se presidenti Thaçi i ka dërgue katër letra të veçanta Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, në të cilat ai ka përmend në veçanti vrasjet dhe mizoritë, shkatërrimin e trashëgimisë historike kulturore dhe fetare në Kosovë, por edhe fushatat e dhunës seksuale dhe përdhunimeve të grave kosovare gjatë luftës së viteve 1998-1999.

“Krimet e kryeme gjatë dhe mbasluftës ende presin nji përgjigje nga drejtësia”, ANSA citon fjalët e presidentit Thaçi drejtue organeve të drejtësisë.

 

kosovathaciii