Anton Quni i thotë ‘JO’ demarkacionit, qe cili deputet tjetër!

Njani ndër deputetët ma të fuqishëm të LDK’s, Anton Quni ka dalë kundër marrëveshjes për Demarkacionin.

Ai qendrimin e tij publik për marrëveshjen për demarkacionin e ka ba në nji deklaratë të dhanë për Gazetën Blic.

“Nuk do ta votoj demarkacionin me Malin e Zi”, ka thanë ai.
Ndërkaq, ai ka theksue se duhet të gjendet njo zgjidhje për këtë çashtje.

Pos Qunit, kundër e ka paralajmërue edhe deputeti tjetër i koalicionit Raif Qela.

Ndërkohë, më 1 Shtator asht caktue seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohet për demarkacionin.

Opozita ka paralajmërue se ka me pengue në çdo formë demarkacionin me Malin e Zi, tue mos përjashtue edhe radikalizim të situatës.

Opozita dhe ekspertët pretendojnë se Kosova nga ky proces humb hiq ma pak se 8 mijë hektarë.

 

raifqelaaa