Anton Quni ne Rrokum Roll i thote te pathanat qe prej luftes e deri tash!

Deputeti Anton Quni, ish-ushtarak me nam ne brigaden ‘138 Agim Ramadani’ ne Betejen e Koshares ka rrefye gjane e gate per te pathanat e luftes dhe mbasluftes ne Rrokum Roll ne Televizionin Rrokum.

Ai ka rrefye per vrasjet politike dhe hetimin qe pritet me ju ba, involvimin e Thacit si deshmitar, rrefimin per kohen e luftes, dhe egzistimin e FARK-UCK’s, mandej ka fole per takimet me Xhavit Halitin ne Oslo, veteranet, demarkacionin  e deri ne zgjedhjet e mundshme.

Quni nder te tjera per numrin e veteraneve ka thane se deri tash simbas komisionit qeveritar jane ba dikun 50 mije veterane per te cilet ka thane se nese kishte me qene ky numer ne lufte atehere nuk kishte pase nevoje me nderhye NATO.

Kurse tue fole per Demarkacionin, ai ka thane se ne baze te rrethanave dhe kushteve qe u zhvillue, dyshon se komisioni qeveritar ka ba nji perllogaritje gabim gja qe edhe heziton edhe me votue si te tille.

Ai ka rrefye edhe nji legjende per banoret e Rugovet per kryqezimin e shpatave ne vallen e Rugoves.

Quni ka thane se jo rastesisht Rugova asht zgjedh me kane vend i ketyne hesapeve ngase ajo mundet me u krahasue me Alasken dhe Siberine me klimen e ashper dhe mbi te gjitha ata e kane pase lirine.

Por te ju thuhet se ata e kane zgjedh kete territor per vlerat e lirise dhe  te thuhet se kane ba matje me GPS, apo sateliti, asht e padrejt dhe ne kete aspekt duhet me i pyet edhe banoret e kesaj ane, ka thane nder te tjera Quni sa i perket fenomenit te Demarkacionit.

Anton Quni ka fole edhe mundesine e zgjedhjeve, por per ma shume kqyreni emisionin e plote te sontem te Rrokum Rollit ne Televizionin Rrokum.