Anulohet fluturimi Prishtinë-Stamboll mbas sulmit n’Turqi

????????????????????????????????????

Sulmi tragjik n’aeroportin “Ataturk” në Turqi ka ba që t’anulohet nji fluturim nga Stambolli në Prishtinë.
Zyrtarë t’Aeroportit të Prishtinës, “Adem Jashari”, kanë konfirmue për Indeksonline se fluturimi i parapamë asht anulue për shkak të ngjarjeve të mbramshme, ku mbetën të vdekun mbi 30 persona.

Koordinatori i AP’s, Driton Hyseni ka thanë se gjatë ditës së sotme janë të planifikueme dy fluturime nga vendin ynë në drejtim të Turqisë.

“Kompania “Turkish Airlanes” ka anulue fluturimin e sotëm në mëngjes nga Stambolli për në Prishtinë.

Ndërsa asht nji fluturim tjetër i orës 19:40 i cili simbas të gjitha gjasave pritet me operue dhe se nuk ka ndonji ndryshim të fluturimit”, ka thanë ai.

E mbas ngjarjes tragjike që ndodhi n’aeroportin “Ataturk” në Stamboll tash gjendja n’aeroport dhe në qiellin e Stambollit asht përmirësue.