Anulohet takimi i liderave në Vjenë

lideratmakedoni

24Vest ban të ditun se asht anulu takimi i liderave të partive nënshkruese të marrëveshjes së Ohrit, e cila duhej të mbahej nesër në Vjenë, me qellimin e vetëm shpëtimin e Marrëveshjes.

Simbas këtij njoftimi, lajmi për anulimin e takimit asht dergu deri te partitë politike nga ana e ambasadorit të BE’s në Shkup, Aivo Orav.

Paraprakisht, LSDM vendosi kushte për të marrë pjesë në këtë takim, dhe kerkonte anulimin e zgjedhjeve, si edhe tërheqjen e vendimit të kryetarit Ivanov, për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime.