Anulohet takimi i Presidentit me Shefen e Zyres së BE’s, kjo asht arsyeja

Takimi i planifikem për sot në orën 11.30 nga Shefja e Zyrës së BE’s/Përfaqësuesja Speciale e BE’s, Nataliya Apostolova dhe Presidentit Hashim Thaçi asht anulue.

Arsyeja e anulimit, simbas njoftimit, ka ndodhë për shkak se Thaçi ka me qenë jashtë Kosovës.

“Ju informojmë se takimi i planifikur për sot në ora 11.30 nga Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja Speciale e BE-së, Nataliya Apostolova dhe Presidenti Hashim Thaçi, nuk do të mbahet meqenëse Presidenti Thaçi do të jetë jashtë Kosovës” , thuhet në njoftim.