Apeli i verteton denimin me burg Sami Lushtakut!

lushtakusami
Gjykata e Apelit i ka vërtetue denimin me burgim edhe Sami Lushtakut, kanë thanë burime të Insajderit mbrenda kësaj Gjykate.
Përveç vertetimit të denimit për vrasjen e nji civili shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, sikurse nuk dihet as vendi i saktë ku asht vra, Gjykata ja ka rritë denimin prej 12 vjetësh kryetarit të paraburgosun të Skenderajt.

Lushtaku, që ka qenë komandant i Zonës Operative të Drenicës asht denue dhe po mbahet në paraburgim së bashku me bashkëluftarë tjerë të “Grupit të Drenicës”.

Midis tyne edhe komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’s, Sylejman Selimi.