Apeli konfirmon burgimin e përjetshëm për autorin e vrasjes së dy turistëve çekë

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lanë në fuqi vendimin burg të përjetshëm për Sokol Mjacajn, i shpallun fajtor për vrasjen e dy turistëve çekë Michael Svatos dhe Anna Kosinova.

Avokatja mbrojtëse e Mjacajt tha se vendimi s’asht i paanshëm, mbasi nuk mori parasysh gjykimin e shkurtuem dhe pranimin e akuzës.

Gjykata e Apelit Shkodër vendosi lanien në fuqi të vendimit numër 128, numër elektronik 4650 dt.16.11.2015 Gjykatës Rrethi gjyqësor Shkodër, sa i përket cilësimit juridik të veprës penale dhe fajësisë për kryemjen e veprës penale “vjedhje me pasojë vdekjen”.

Me marrjen e vendimit seanca u deklarue e mbyllun.

I riu Sokol Mjacaj, akuzohet për veprat penale të vjedhjes me pasojë vdekjen e 2 turistëve çek dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe municionit.