Apeli kthen në rikgjykim rastin APEX

Gjykata e Apelit ka njoftue se e ka kthye në rigjykim rastin e ashtuquejtun APEX.

Simbas gjykatës, aktakuza asht ngritë kundër 11 personave të cilët akuzohen për krim të organizuem dhe vepra tjera penale.

Lexone vendimin e plotë të Gjykatës së Apelit:

Më datën 25 mars 2016, Kolegji i Gjykatës së Apelit i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendor i Gjykatës së Apelit, ka vendosur mbi ankesën e PSRK-së kundër Aktvendimit të Kryetarit të Trupit Gjykues në rastin e ashtuquajtur APEX. Kolegji i Apelit me shumicë votash e ka anuluar Aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe e ka kthyer lëndën për rivendosje dhe marrje vendimi lidhur me çështjet meritore të aktakuzës si dhe për pranueshmërinë e provave.
Aktakuza është ngritur më 3 prill 2015 kundër 11 të pandehurve, të cilët akuzohen për krim të organizuar si dhe për vepra të tjera penale. Mbrojtja më pas i ka parashtruar kundërshtimet e veta ndaj aktakuzës në fjalë. Kryetari i Trupit Gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës e ka hedhur poshtë Aktakuzën si të paafatshme me arsyetimin se PSRK-ja e kishte ngritur Aktakuzën pas skadimit të afatit prej dy vjetësh për zhvillimin e hetimeve. Kolegji i Apelit, megjithatë, me shumicë votash ka konstatuar se ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme të cilat e justifikojnë pranimin e Aktakuzës së ngritur me vonesë prej pak ditësh. Gjykata e Apelit konsideron se vonesa prej pak ditësh nuk i privon të pandehurit nga e drejta për një gjykim të drejtë. Lënda i është kthyer Kryetarit të Trupit Gjykues për shqyrtimin e kundërshtimeve të tjera të aktakuzës, të bëra nga ana e mbrojtjes (dyshimi i bazuar mirë dhe pranueshmëria e provave).