Apeli len në fuqi masat e sigurisë për aktivistët e Vetëvendosjes!

Gjykata e Apelit e Kosovës ka lanë në fuqi masat e sigurisë ndaj gjashtë personave të dyshuem për terrorizëm.

Në këtë mënyrë Apeli ka refuzu si të pabazueme, ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 01.09.2016.

Simbas këtij aktvendimi, të pandehunve A.A., E.H.,dhe A. D ., i asht caktue masa e paraburgimit, ndërsa të pandehunve F.K., P.A., dhe A.B., ajo e arrestit shtëpi.

Krejt këta persona po dyshohen nga ana e prokurorisë se kanë krye veprën penale “kryemjen e veprës terroriste” nga neni 136 lidhun me nenin 135, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa i pandehuni A.D, edhe për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuem të armeve…”, parashikue simbas nenit 374 të KPRK’s.

Gjykata e Apelit vlerëson se në rastin konkret janë plotësue krejt kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, të parapame konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.

Po ashtu kjo gjykatë thotë se masat e tjera të parashikueme me ligj, janë të pamjaftueshëm për sigurinë e prezencës se të pandehunve dhe rrjedhën normale të procedurës penale.