Apeli len në paraburgim 17 të dyshuemit për terrorizëm

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka lanë në fuqi  masën e paraburgimit ndaj 17 personave të dyshuem për “Përgaditje e veprave penale terroriste ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë se Republikës së Kosovës”, nga neni 144 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në këtë mënyrë Gjykata e Apelit ka refuzue si të pa bazueme ankesat e avokatëve mbrojtës për të pandehunit B.B, V.I, L.M, L.M, K.P, L.V, L.G, A.A, A.Sh, Xh.T, M.Sh, B.P, L.S, A.K, H.R. dhe F.G, të ushtrueme kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës  11.11.2016.

Simbas vlerësimit të kësaj gjykate pretendimet e bame në ankesë nuk qendrojnë, ngase nga shkresat e landës, rezulton se ekziston dyshimi i bazuem se të pandehunit janë kryes të veprës penale për të cilën po dyshohen.

Nga ana tjetër gjykata e shkallës se parë ka dhanë mjaft arsye për caktimin e kësaj mase në përputhje me nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale.