Apeli ndryshon aktvendimin ndaj Enver Hasanit

Gjykata e Apelit ndryshon aktvendimin për hetim të veçantë ndaj Enver Hasanit

Gjykata e Apelit përmes nji njoftimi për media ka njoftu se ka ndryshu aktvendimin me anë të cilit ishte refuzu si e pabazueme kerkesa e Prokurorisë Speciale, për hetim të veçantë ndaj Enver Hasanit.

“Nji kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit të Kosovës, tue vendos simbas ankesës së Prokurorisë Speciale, të paraqitun kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë PPRKR.nr. 130/2015 datë 17.12.2015, në seancën e mbajtun me 29.02.2016, ka marr vendim që aktvendimi i ankimuem të ndryshohet, ashtu që kerkesa për zbatimin e mundësisë se hetimit të veçantë, të hudhet poshtë si jo landore.

Gjykata e shkallës se parë, e kishte refuzu si të pa bazueme kerkesën e Prokurorisë Speciale, për zbatimin e mundësisë se hetimit të veçantë, në çashtjen penale kundër të pandehunit Enver Hasani dhe Arta Rama, të dyshuem për veprat penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar, nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe Falsifikim i dokumentit zyrtar, nga neni 434, i të njajtit kod, tue e konsideru se çashtja në fjalë ka të bajë me imunitetin funksional të kryetarit dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.