Apeli refuzon kerkesën e Ivanovic’it!

U.d kryetarja e Gjykatës së Apelit Tonka Berishaj, e ka refuzue si të pabazuem kërkesën e avokatve mbrojtës të akuzuemit Oliver Ivanovic për përjashtimin e gjyqtarit Driton Muharremi, nga çashtja penale PAKR.299/2016, njofton kumtesa nga Gjykata e Apelit.

Në kumtesë thuhet se në aktvendimin e u.d kryetares, lidhun me këtë çashtje nuk ekzistojnë arsye ligjore nga neni 39.1.1 të Kodit të Procedurës Penale, për përjashtimin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, ngase kjo dispozitë në mënyrë shprehimore thotë se: “Gjyqtari përjashtohet nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit në rast se asht i damtuem nga vepra penale”.

Në rastin konkret gjyqtari në fjalë, nuk asht i damtuem nga vepra penale e të pandehunit.

Po ashtu simbas të njajtit vendim, nuk ekzistojnë rrethana që venë në dyshim paanshmëninë e gjyqtarit, sikurse përcakton neni 39.3, i KPP’s, e këtë e cekin edhe parashtruesit e kërkesës të cilat në shkresat e tyne kanë deklarue, se “…nuk dyshojnë në dinjitetin, ndershmëninë, profesionalizimin dhe paanshmëninë e gjyqtarit Muharremi.