Apeli vendos për komandantët e Drenicës, qe sa vjet burg u denuen!

drenicaaa1
Avokati Tomë Gashi ka ba të ditun se Gjykata e Apelit ka vendos në rastin “DRENICA I”  tue e quejt këtë aktgjykim katastrofal.
Sikur ban të ditun Gashi, Sylejman Selimit i janë përcaktue  5 vite e 3 muej burgim, ashtu që tue pasë parasysh edhe rastin “Drenica II” i asht bashkue denimi dhe i asht shqiptue denim unik në kohëzgjatje prej 10 vjeteve.

Kurse sa i përket Sami Lushtakut, Gashit thotë se ai asht lirue nga vepra penale për vrasje dhe denimi asht ndryshue dhe i asht shqiptue denim me burgim prej 7 vjeteve.

 

Simbas tij, me këtë vendim krejt komandantët janë shpall fajtor tue u denue pa asnji provë.