Apeli verteton denimet për Zekerija Qazimin dhe 6 të tjerët!

Gjykata e Apelit ju ka vërtetue denimet imamit Zekerija Qazimi dhe 6 t’akuzuemve të tjerë të këtij grupi, për vepra penale të ndërlidhuna me terrorizëm.

Apeli, të Premten, ka njoftue se ka refuzue ankesat e Prokurorisë Speciale, imamit Qazimi dhe të mbrojtësve të grupit prej shtatë të denuemve (Z.Q., I.B., S.T., B.B., J.K., L.K. dhe I.K).

Prokuroria, mbas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të datës 20 Maj 2016, kishte kërkue rritje të denimit ndaj të denuemve, derisa mbrojtja ka kerkue shfajësimin e tyne.

Por, Apeli e ka vërtetue këtë aktgjykim.