Apeli vërteton vendimin e Gjykatës: 3 vjet burg për Vahide Badivukun

vahide-badivuku

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzue si të pabazueme ankesat në rastin e të akuzuemve, prokurores së krimeve të randa në Mitrovicë, Vahide Badivukut dhe  të akuzuemit tjetër për këtë rast Idriz Kelmendi, tue vërtetue kështu aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, te datës 05.04.2016.

Simbas këtij aktgjykimi, e akuzueme B asht shpall fajtore për veprën penale marrja e ryshfetit,( vepër të cilën e kishte krye në cilësi të prokurores se shtetit). Po ashtu ndaj Badivukut i asht ndalue ushtrim i funksionit në Administratën Publike, ose në Shërbimin Publik, për tri vjet.

 

Ma poshtë keni njoftimin e plotë nga Gjykata e Apelit:

 

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat në rastin e të akuzuarve V.B dhe I.K., duke vërtetuar kështu aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, te datës 05.04.2016.

Sipas këtij aktgjykimi, e akuzuara V.B. është shpallur fajtore për veprën penale marrja e ryshfetit,( vepër të cilën e kishte kryer në cilësi të prokurores se shtetit), nga neni 428 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe është dënuar me 3 vjet burgim. Asaj po ashtu i është ndaluar ushtrim i funksionit në Administratën Publike, ose në Shërbimin Publik, për tri vjet.

Dy të akuzuarit tjerë te këtij rasti I.K dhe I.S., janë gjetur fajtor për veprën penale ushtrimi i ndikimit në bashkëkryerje, nga neni 431 i të njëjtit kod, për çka i parit është dënuar një vjet e gjashtë muaj burgim, ndërsa i dyti me tre mijë euro gjobë.

Kolegji gjyqësor i kësaj gjykate gjeti se pretendimet ankimore të të akuzuarve, mbrojtësve te tyre dhe Prokurorisë Speciale, nuk qëndrojnë dhe se gjykata e shkallës se parë ka vepruar drejtë kur të akuzuarit i ka shpallur fajtor dhe i ka dënuar sipas ligjit.