Apeli zyrtarisht konfirmon pafajësinë e t’akuzuemve në rastin “Kleçka”

Gjykata e Apelit ka dërgue komunikatë me anë të së cilës konfirmohet se të akuzuemit në rastin “Kleçka” lirohen nga krejt akuzat.

Më 26 Kallnor Gjykata e Apelit e perbame nga nji trup gjykues me dy gjyqtarë nderkombëtarë dhe nji gjyqtar vendor, konfirmoi lirimin nga akuza për të pandehunit në të ashtuquejtunin rasti ‘Kleçka’, thuhet në komunikatën e Apelit.

“Trupi gjykues konstatoi se edhe pse asht provue në mënyrë të qartë se gjatë vitit 1999 janë krye krime të shumëfishta lufte, në veçanti vrasje dhe rrahje të burgosunve shqiptarë dhe serbë në ish qendrën e paraburgimit të UÇK’s në fshatin Kleçkë, përfshimja e të pandehunve nuk u provue në mënyrë të qartë përtej dyshimit të arsyeshëm”, shkruen në komunikatë.

Kështu, Gjykata e Apelit konfirmoi aktgjykimin lirues të leshuem nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Aktgjykimi i arsyetuem i Gjykatës së Apelit u leshue me 12 Maj.

T’akuzuem për krime lufte në këtë rast kanë qenë deputeti Fatmir Limaj dhe 9 persona tjerë, të gjithë ish-pjesëtarë të UÇK’s.