Aplikimi për pasaporta. Qe sa aplikuen për nji javë!

pasaportaaa

Rekomandimi për liberalizimin e vizave për levizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen, ka ba që të rritet enorm kërkesa për me u pajisë me pasaportë biometrike.

Ministria e Punëve të Mbrendshme ka ba tc ditun për Indeksonline se vetëm për nji javë numri i aplikimeve për pasaporta biometrike ka arritë në 10227.
“Prej datës 03.05.2016 deri më 10.05.2016 aplikime për pasaporta biometrike janë: 10227”, thuhet në pergjigjet e kësaj ministrie.

Krahasue me katër mujorin e parë të vitit të kaluem numri i kërkesave për këtë vit asht rrit në ma shumë se 600 të tilla.

“Kallnor-Prill 2015 aplikime për pasaporta biometrike kanë qenë: 47338; Kallnor -Prill 2016 aplikime për pasaporta biometrike kanë qenë: 48000”.

Krejt në fund Ministria e Mbrendshme ka njoftue se ka mjaftueshëm pasaporta për krejt qytetarët e Kosovës.