Apostolova, e zhgënjyeme me Kuvendin e Kosovës për diçka

Shefja e Zyrës së BE’s në Kosovë, Nataliya Apostolova, asht shprehë e zhgënjyeme me mosmbajtjen e asnji seance plenare të Kuvendit të Kosovës që nga konstituimi i tij.

Apostolova ka thanë se këtë zhgënjim të sajin ka me ja shprehë edhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, sapo ta takojë.

Shefja e Zyrës së BE’s ka deklarue se arsyetimi i Kuvendit të Kosovës se grupet parlamentare ende nuk i kanë propozue deputetët anëtarë të komisioneve, kryetarët dhe zavendëskryetarët nuk e ka bindë shumë, njofton Klan Kosova.

Shperndaje në: