Apostolova ja dorëzon Veselit Raportin e Progresit

Nataliya Apostolova shefja e zyrës së BE’s në Kosovë i ka dorëzue Raportin e Progresit për Kosovën kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Mbas pranimit të këtij raporti Veseli në nji deklaratë të shkurt ka thanë se e ardhmja e Kosovës asht në BE.

Ai ka thanë se ky raport përmend të arritunat që janë ba, ndërsa asht shpreh se për të gjitha vërejtjet që janë nga ky raport do të punojnë bashkërisht.