Apostolova: Kosova ka shumë punë në mbrojtjen e ambientit

Shefja e Zyrës së BE’s, Nataliya Apostolova, deklaroi sot se në Kosovë ende ka mbet punë për m’u b në drejtim të mbrojtjes së ambientit dhe ajrit njikohësisht.

Ajo këto komente i bani me rastin e organizimit të akcionit për largimin e mbeturinave në hymje të Parkut të Gërmisë nga “Let’s Do It Kosova”.

Apostolova ka përmend nivelin e naltë të ndotjes që mbizotnoi në Prishtinë gjatë dimnit të fundit.

Ndërsa, drejtori i “Let’s do it Kosova”, Luen Hasanaj, tha se janë tue vazhdue aktivitetet në Javën e ndryshimeve klimatike.

Simbas tij, shoqnia duhet me qenë ma e kujdesshme kundrejt ndotjes së ambientit gja që simbas tij njiherë nuk asht tue ndodh.

“Ajo çfarë më shqetëson ma së shumti asht se në këtë drejtim shoqnia jonë po vazhdon të mos jetë e kujdesshme. Jemi dëshmitarë që në vendin tonë po ndoten lumejtë. Mos të flasim gjithashtu edhe për shkatërrimin e pronave dhe kjo nuk duhet me vazhdue kështu, duhet me debatue këtë dhe të bajmë diçka për këtë si shoqni. Unë do të kërkoja që të jemi ma të kujdesshëm”, ka thanë Hasanaj.