Apostolova: Kushti i parë për liberalizim, Demarkacioni

Në komisionin për Integrime Europiane asht mbajtë nji takim informues me Nataliya Apostolova, udhëheqëse e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë.

Drejtues të këtij Komisioni theksuen se në prioritet kanë çuemjen përpara të agjendës për integrime europiane.

Apostolova me këtë rast tha se janë dy kushte kryesore për integrimin e Kosovës në BE, apo për liberalizimin e vizave.

Kushti i parë simbas saj asht ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi dhe kushti i dytë asht luftimi i korrupcionit.

Anëtari i komisionit, Xhavit Haliti theksoi se për kushtin e parë për kufinin më Malin e Zi kanë qenë të njoftuem, por jo edhe për kushtin e dytë për luftën kundër korrupcionit.