Apostolova me thirrje të preme për partitë politike

Përfaqësuesja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Natalia Apostolova, ju ka ba thirrje të gjithë liderëve politikë që të sigurojnë se zgjedhjet dhe fushatat zgjedhore kanë me u kry në përputhje me standardet politike, si dhe të sigurojnë që në lista të vendosen kandidatët që përmbushin standardet ma të nalta të zyrtarëve publikë.

Këto komente ajo i bani mbas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Shefja e misionit të BE, Natalia Apostolova, mbas nënshkrimit të memorandumeve, ka ba thirrje te liderët politikë që të sigurojnë që në listat për deputetë të vendosen kandidatët ma të mirë, të cilët i përmbushin standardet ma të nalta zyrtare.