Apostolova, mesazh për kryetarët e komunave veriore

Përfaqësuesja speciale e Bashkimit Europian në Kosovë, Natalya Apostolova, ka porositë kryetarët e komunave veriore se nëse dalin probleme me realizimin e projekteve që financohen nga BE’ja, e cila për veriun e Kosovës ka nda 38.5 milionë euro, atëherë investimet e BE’s kanë me u orientue atje ku ka nevojë dhe ku çmohen, shkruen sot, gazeta Zeri.

“BE’ja synon që në gjysën e parë të vitit që vjen m’i përfundue projektet e fillueme në veri të Kosovës, por njikohësisht ka tërheqë vërejtjen se nëse vjen te problemet dhe ato nuk realizohen, atëherë mjetet e BE’s për investime kanë me u orientue në vende të tjera. Në 6 muejt e ardhshëm synojmë m’i përfundue shumicën e projekteve në komunat veriore. Shumica e projekteve kanë randësi të veçantë për veriun e Kosovës, por për realizimin e tyne po pritet gjatë dhe po bahen vonesa, jo për shkak të Zyrës së BE’s, por për shkak të vështirësive të caktueme që po ndodhin në terren”, ka thanë ajo gjatë nji intërviste për “Radio Kontakt Plus” në veri të Mitrovicës.

Ajo u ka dhanë mesazh të qartë kryetarëve të komunave veriore, me të cilët ajo kishte nji takim gjatë vizitës së fundit në veri të Mitrovicës, se BE’ja ka m’i orientue në fusha dhe në qendra të tjera investimet e saj, nëse në veri bahen vonesa dhe nuk realizohen projektet.