Apostolova n’vend të Zbogar i cili qe ku shkon!

zbogarapostolova

Shërbimi i veprimit të jashtëm europian (EEAS), që asht në fakt shërbim diplomatik europian, ka përmbyll procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për rotacione në përfaqësitë e BE’s në vendet e treta dhe në këtë listë prej rreth 30 personave ndodhet edhe Natalia Apostolova, e cila do të jetë pasardhëse e Samuel Zbogarit në postin e shefit të Zyrës së BE’s në Kosovë.

Mediat kanë raportue tue thirrë në burimet diplomatike në BE se procedura tashma asht përmbyll, dhe se Federica Mogherini në cilësinë e shefes së EEAS’it asht përcaktue për kandidatët në fjalë, porse bamja publike e këtyne vendimeve do të ndodhë mbasi që edhe vendet ku ata kanë me u dergue me dhanë pëlqimin e tyne, që në gjuhën diplomatike quhet agreman.

Samuel Zbogar nuk do të shkojë shumë larg Kosovës – ai në Shkup ka me qenë në krye të delegacionit të BE’s për Maqedoninë.

Shefi i deritashëm i delegacionit nga Maqedonia, Aivo Orav, shkon në Mal të Zi.