Apostolova viziton katër projekte të financueme nga BE në Zveçan

Shefja e Zyrës/Përfaqësuesja Speciale e Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka me i vizitue sot katër projekte të financueme nga BE në komunën e Zveçanit, në vlerë prej 2.85 milion euro.

Ambasadorja Apostolova ka me i përurue sistemin e renovuem të ujësjellësit, projekt me vlerë prej 457.000 euro dhe sistemin për trajtimin e ujnave të zeza (projekt me vlerë prej 396.000 euro), ka me vizitue nji shkollë fillore, projekt me vlerë prej 309.000 euro si dhe vendndërtimin e sallës së re sportive në Zveçan me vlerë 1.7 milionë euro: