Aprovohet rregullorja për monitorimin e Trepçës

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e mbajtun të Ejten ka diskutue lidhun me fatin e Trepçës.
Për këtë pikë, simbas nji komunikate të AKP’s, pati diskutime të shumta ku u aprovue Rregullorja për monitorimin e Trepçës nga AKP.

“Nji prej pikave ma me prioritet për Bordin dhe Menaxhmentin e AKP’s konsiderohet Trepça dhe pati diskutime të shumta në lidhje me këtë ndërmarrje të randësisë së veçantë për ekonominë e Kosovës, ku u shqyrtue raporti i punës së ndërmarrjes Trepça si dhe aprovoi Rregulloren për monitorimin e ndërmarrjes shoqnore ‘Trepça’ nën administrimin e AKP’s”, thuhet në komunikatë,

Në këtë mbledhje, Bordi diskutoi gjanësisht për aktivitetet e fundit të AKP’s dhe për proceset e planifikueme në të ardhmen dhe në këtë kuadër, Bordi shqyrtoi planin e punës të Agjencisë për periudhën e mbetun të vitit 2016 të paraqitun nga menaxhmenti dhe mbas diskutimeve e aprovoi atë.

Po ashtu, diskutoi dhe e miratoi buxhetin vjetor të Agjencisë për vitin e ardhshëm 2017.