Arabia Saudite, 550 miliardë dollarë dhe 5 mijë trupa për Turqinë?!

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud ka deklarue se ka me ndihmue shtetin turk me nji shumë marramendëse, rreth 550 miliardë dollarë.

Po ashtu, raportohet se mbreti Salman ka deklarue se Turqisë dhe popullit turk ka me i çue edhe përkrahje ushtarake me mbi 5 mijë ushtarë të njësisë speciale, për me kontribue në rikthimin e rregullit shtetnor në këtë vend, që pësoi shumë nga tentim puçi për rrximin e qeverisë.

Ndihma pritet me qenë e gatshme mbrenda nji afati rekord, 45 ditë thuhet në njoftim.

Nëse ka me ndodhë me të vërtetë kështu, atëherë kjo ka me qenë nji ndër ndihmat ma të mëdha që ndonji shtet i ka dhurue nji shteti tjetër.