Arabia deklaron fundin e suksesshëm të Haxhit

Zyrtarët në Arabinë Saudite kanë deklarue fundin e sukseshëm të pelegrinazhit të sivjetmë të Haxhit, i cili ka mbledh rreth 2.3 milionë muslimanë nga e gjithë bota.

Princi Khalid al-Faisal, i cili ka udhëheq komitetin e Qeverisë për mbikëqyrjen e Haxhit, tha se rituali ka tërheq njerëz për 30 përqind ma shumë se vitin e kaluem dhe se ngjarja pesëditshe ka kalue pa probleme.

Në vitet e fundit, Haxhin e kanë përcjellë trazina, zjarre dhe rrëmuja vdekjepruëse të turmave.

Në vitin 2015, rreth 2,300 besimtarë kanë vdek nga ikja e turmave në Mekë.

Haxhi njihet si shtylla e pestë e Islamit dhe asht nji detyrë fetare për të gjithë besimtarët që munden me përballue udhëtimin dhe fizikisht janë të fortë.

 

Shperndaje në: