Arabia Saudite hap kufinin me Katarin, kjo asht arsyeja

Arabia Sudite ka thanë se ka me i hapë kufijtë me Katarin për me i mirëpritë besimtarët nga vendet e Gjirit Arab, për me marrë pjesë në pelegrinazhin e sivjemë të Haxhit.

Ky ka qenë hapi i parë drejt thyemjes së akullit në mes të dy vendeve fqije të Lindjes së Mesme, prej muejit Qershor, mbasi Arabia Saudite dhe disa vende të tjera të Gjirit i mbyllën kufijtë me Katarin, tue e akuzue për mbështetje të grupeve ekstremiste.

Përmes nji deklarate nga agjencia zyrtare saudite e lajmeve, asht thanë se kufini në Salwa ka me u hapë për qytetarët e Katarit tue ju mundësue pjesëmarrjen në Haxh, dhe munden me kalue në këtë vend, pa ndonji leje të veçantë.