Arabia Saudite: Rebelët e Jemenit gjuejtën në drejtim të Mekkes

Arabia Saudite thotë se rebelët në Yemen kanë gjuejt nji raketë balistike në drejtim të qytetit të shejtë mysliman Mekka, tue shënue nji prej goditjeve ma të thella deri tash mbrenda territorit të Mbretnisë.

Ushtria saudite tha të Premten se raketa ishte “zbulue dhe shkatërrue” 65 kilometra larg Mekkes.

Arabia Saudite tha se, raketa nuk shkaktoi dame dhe se kundërgoditi me sulme ajrore, menjiherë, vendin prej nga u lëshue ajo.

Koalicioni arab i udhëhequn nga Aarabia Saudite asht përleshë me rebelët shiitë në Yemen që prej Marsit të vitit 2015. Rebelët e njohun si Huothis, dhe aleatët e tyne njihen për posedim të depove me raketat e periudhës sovjetike Scud dhe variantet vendore të dizajnueme./RT