Arbana Xharra kandidate e PDK’s për kryetare të Gjakovës?

Arbana Xharra mundet me u hy garës për kryetare të Gjakovës.

‘Indeksonline’, merr vesh se Partia Demokratike e Kosovës, asht tue e mendue kandidimin e Xharës për zgjedhjet komunale të 22 Tetorit.

Kësisoj, ish gazetarja kishte me sfidue kandidatin e AAK, Ardian Gjini dhe Driton Çaushin nga Vetëvendosje.

“Asht diskutue mundësia qe Xharra me qenë kandidate për kryetare të Gjakovës. Po ashtu, opcion janë edhe dy kandidatë tjerë”, ka thanë nji burim i afërt me degën e PDK, në Gjakovë.