Arben Gashi flet për ftesën e Albin Kurtit

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, dje i ka ba thirrje koalicionit LDK-AKR-Alternativa që të bashkohen për me formue qeverinë. Pozitive ka qenë përgjigja e Alternativës së Mimoza Kusari Lilës, por nji të tillë nuk e ka dhanë ende LDK e Isa Mustafës.

Asht deputeti i LDK, Arben Gashi, ai që mendon se këto parti duhen me diskutue me njana-tjetrën dhe të gjejnë nji zgjidhje. Megjithatë, ai ka shprehë dilemën e tij nëse thirrja e Kurtit ishte deklarim politik, apo thirrje konkrete.

“Nuk e di a asht thirrje vetëm politike, apo asht ftesë konkrete për diskutim. Në situatën aktuale për Kosovën, ku janë tri grupe përafërsisht të njajta, normalisht që duhet me u ulë me bisedue se cila ka me qenë zgjidhja. Asnjana prej tyne nuk munden me e ba qeverinë, atëherë domosdoshmënisht duhet me u ulë dhe me diskutue”, ka thanë Gashi për “Indeksonline”.