Arben Gashi: Haradinaj nga inati dështoi me tregue se asht Kryeministër

Deputeti i LDK’s, Arben Gashi, ka thanë se Kryeministri i ri, Ramush Haradinaj, nga inati dështoi me bashkëpunue me opozitën, tue u ballafaque në Parlament, përmes debatit për programin e Qeverisë.

Ai ka thanë se Haradinaj dështoi përballë opozitës, por pranoi propozimin e Pal Lekajt me shkue në votim të Qeverisë pa debat.

“Mundësia e humbun! Haradinaj e humbi mbramë mundësinë me shfaqë lidership”.

Tërheqja e propozimit të deputetit, Pal Lekaj, për ndërpremje të debatit dhe gadishmënia për debat dhe bashkëpunim me opozitën kishte me nxjerrë kryeministër dhe lider. Dështoi, sepse e mujti inati!”, ka thanë Gashi.

Shperndaje në: