Arben Gashi ka disa fjalë për Behgjet Pacollin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thanë se Behgjet Pacolli dhe partia e tij, Aleanca Kosova e Re munden me u largue nga koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës nëse ata e vlerësojnë se ajo asht gjaja e duhun dhe këtë munden me ba kur të duen, mbasi askush “s’po e mban me zor”, në LAA.

“Nuk e vlerësoj hiç këtë far pune, nëse zoti Pacolli e vlerëson se nuk duhet me qenë në koalicion, na nuk jemi tue e mbajte me zor”, ka deklarue Gashi për Gazetën Blic, i pyetun për deklarimin e Pacollit.