Ardhja në Kosovë u kthye në tragjedi për familjen Dvorani nga Tersteniku i Drenasit!

Rruga e kthimit për në vendlindje doli të jetë tragjike për familjen Dvorani nga Tersteniku i Drenasit.
Në natën ndërmjet 24 dhe 25 Nandorit, në rrugën Suboticë – Novi Sad, familja e Astrit Rrahim Dvoranit, gjatë kthimit nga Austria për në Kosovë, pesoi aksident ku humbin jetën dy fëmitë e mitun të familjes Dvorani.

 

Lajmin për vdekjen e dy fëmive e ka konfirmue edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

 

Merret vesh se kufomat ende nuk janë kthye në Kosovë, derisa gjendja e babes se tyne mbetet e randë.

 

Fatkeqësia ka ndodh në momentin kur shtetasi i Maqedonisë, Nikola D. (64) derisa po e ngiste kamionin e tij kishte godit nji kambësor, e tue tentue që të mos e shtypte trupin e tij, ka humbë kontrollin ndaj mjetit dhe ka goditë kerrin ku ndodheshin tashma viktimat shqiptare.

 

Përveç femive, simbas mediave serbe ka vdek edhe kambësori i goditun nga shtetasi maqedonas, Nikola D.

 

“Kanë vdekë dy fëmi të moshave pesë dhe tetë vjet, dhe nji mashkull rreth moshës 45 vjet. Të lënduem kanë mbet edhe dy mashkuj, me lendime të randa. Nji mashkull i moshës së mesme asht pa vetëdije në reanimacion, ndërsa tjetri ka qenë në gjendje të qendrueshme dhe asht dergue në kirurgji”, ka thanë Mirjana Bursaq nga Ndihma e Shpejtë në Serbi.

 

MPJ e Kosovë ka ba të ditun se Zyra jonë diplomatike në Beograd asht tue u marrë me këtë rast dhe janë me familjarët.