Armenia dhe Azerbaijani persëri n’luftë. Frigë për intervenimin rus!

Forcat armene dhe ato të Azerbaijanit mbas shumë viteve t’armëpushimit, nisën luftimet në regjionin e Nagorny-Karabakh.

Ky regjion ka qenë nën kontrollin e Ushtrisë dhe separatistëve armenë, që nga përfundimi i luftës në mes të dy shteteve më 1994.

Negociata të zhvillueme ndër vite kanë rezultu me progres minimal sa i përket zgjidhjes së këtij konflikti.

Ndryshe, thuhet se Ushtria e Azerbaijanit ka marrë disa rajone strategjike të cilat ishin nën pushtimin e Armenisë dhe se në përleshje u vranë 12 ushtarë azerbaijanas.

Armenia nuk ka dalë me të dhana për të vramët, por nga Azerbaijani thonë se kanë vra ma s’paku 100 ushtarë armenë.
Në luftimet po perdoren armatime të randa, përfshi aviacionin.

Të dy shtetet akuzojnë njana-tjetrën për eskalim të situatës.

Në luftimet e maparshme për Nagorny-Karabakh, që pretendohet nga separatistët armenë, janë vra së paku 30 mijë persona.

Derisa ma herët fituese ishte Armenia, Azerbaijani i pasun me burime t’energjisë ka rrit buxhetin ushtarak i cili sot tejkalon tabë buxhetin e Armenisë.

Ekziston friga se në këtë konflikt do të kyçet Rusia, si aleate e Armenisë.