“Armëpushimi në Siri ishte nji mashtrim i madh”

Nji lider i opozitës siriane deklaroi sot se armëpushimi në Siri ishte nji rrenë e madhe, mbasi dështoi të ofrojë ndihmën humanitare për qindra e mija njerëzve të dëshpëruem dhe në nevojë.

Të Diellën, ka pasë raportime të sulmeve të para ajrore në lindje të qytetit të Alepos, që kontrollohet nga rebelët.

“Kjo javë e armëpushimit nuk zgjati dhe dështoi të përmbushë qëllimin e saj në dërgimin e ndihmës humanitare si dhe përpjekja për armëpushimin ka humbë besueshmëninë”, tha George Sabra, nji anëtar i naltë i opozitës siriane.

Agjencia zyrtare siriane e lajmeve, SANA njoftoi se armëpushimi kishte zgjatë shtatë ditë.